Tullë silikato-kalciumi Silka

Tullë silikato-kalciumi Silka
Veshje fasade e nivelit të lartë Silka, tulla prej silikato-kalciumi, është e përshtatshme për veshjen e të gjitha llojeve të mureve fasadë siç janë beton qelizor (porobeton), tulla ose beton. Ajo gjen përdorim edhe në pozita të mureve ndarëse të brendshme dhe përfaqëson një zëvendësim të shkëlqyer për tullën tradicionale në të gjitha sistemet e ndërtimit – në shtëpi familjare, objekte banesore, industriale dhe afariste. Bëhet fjalë për një produkt plotësisht natyral dhe ekologjik.


