Të dhënat specifike
| Informacione për produktin | |
| Dimensionet | 3.600 × 214 × 11 mm |
| Pesha për pllakë | 10,5 kg |
| Numri për m² | 1,52 pllaka |
| Sipërfaqja e dukshme | 182 mm |
| Ngjyrat | 8 ngjyra |
| Sipërfaqja | Strukturë druri |




Produktet me fibër çimento Hardie® janë ndërtuar për të zgjatur.
Nuk është çudi që ato janë zgjedhja e parë për ndërtuesit, pronarët e shtëpive dhe arkitektët në mbarë botën.
Zbulo Hardie® VL Plank një kombinim perfekt i cilësisë së lartë dhe shumëllojshmërisë në dizajn. Gama e gjerë e ngjyrave dhe stili modern arkitektonik ofrojnë mundësi veshjeje për çdo shije.
Pra, çfarë po pret? Zbukuro shtëpinë tënde sot me Hardie®!
Dërrasat tona janë jashtëzakonisht të qëndrueshme, prandaj ne ofrojmë me besim garanci 15 vjeçare për to!
| Informacione për produktin | |
| Dimensionet | 3.600 × 214 × 11 mm |
| Pesha për pllakë | 10,5 kg |
| Numri për m² | 1,52 pllaka |
| Sipërfaqja e dukshme | 182 mm |
| Ngjyrat | 8 ngjyra |
| Sipërfaqja | Strukturë druri |
Veçantia e veshjeve Hardie® V-Line është hapësira e dukshme midis dy dërrasave. Falë sistemit inovativ të bashkimit me ndërthurje, dërrasat lidhën saktë pa u mbivendosur, duke krijuar një pamje të pastër, moderne dhe elegante të fasadës. Hardie® VL Plank nuk të bind vetëm me strukturën e drurit dhe pamjen e lëmuar, natyrale, por edhe me sistemin e bashkimit pa ndarje të dukshme, që të lejon ta vendosësh horizontalisht ose vertikalisht, sipas stilit që preferon.
Kjo veshje fasade ofrohet në gjashtë ngjyra natyrale, për ta zbukuruar shtëpinë tënde në mënyrën që të pëlqen më shumë.
Ndryshe nga druri i vërtetë, i cili duhet rregullisht të lyhet, të vajoset ose të lustrohet, Hardie® VL Plank është shumë më i lehtë për t’u mirëmbajtur, ndërsa ruan të njëjtin stil rustik dhe natyral që e duam te druri.
Falë përbërjes me fibër çimentoje, ky material është afatgjatë dhe pa komplikime njëherë i vendosur në mur, nuk kërkon asnjë mirëmbajtje.
Kështu, ti mund të shijosh gjërat e bukura të jetës, pa u shqetësuar për fasadën tënde.Edhe pse Hardie® VL Plank ka një pamje mbresëlënëse dhe elegante, ai është rezistent ndaj zjarrit, për sigurinë tënde dhe kjo është vetëm një nga shumë cilësitë që e dallojnë këtë produkt.