Ytong Plaster

Ytong Plaster
Materiali për përpunimin e sipërfaqeve të brendshme të mureve Ytong me trashësi maksimale 5-6 mm. Aplikim në shtresë të hollë pa armaturë shtesë. Ytong Plaster është i destinuar për përpunimin e brendshëm me shtresë të hollë të mureve Ytong, me trashësi maksimale 5-6 mm. Aplikimi mund të bëhet në një ose dy shtresa, në varësi të nivelit të murit mbi të cilin aplikohet Plaster. Plaster mund të aplikohet me mjete për gletim ose automatikisht. Nëse pas aplikimit të shtresës të parë arrini një sipërfaqe të përshtatshme dhe të sheshtë, nuk është e nevojshme të aplikohet një shtresë e dytë, por mund të aplikohet menjëherë Ytong Glet. Nëse sipërfaqja nuk është e mjaftueshme e sheshtë, është e nevojshme të aplikoni një shtresë të dytë Ytong Plaster. Konsumi mesatar është 3-5 kg/m² muri, që do të thotë 0.8-1.0 kg/m² sipërfaqe muri për një trashësi shtrese prej 1 mm.

